Paralizohet transporti ajror në SHBA, afro 7 mijë fluturime të anuluara

13 Nëntor 2026 | 22:55

Rreth 7 mijë fluturime janë vonuar ose anuluar në Shtetet e Bashkuara pasi Administrata Federale e Aviacionit (FAA) urdhëroi ndalimin e nisjeve në të gjitha aeroportet e vendit.

Masa e jashtëzakonshme u mor për arsye sigurie, pas një problemi komunikimi që preku të gjitha qendrat e kontrollit të trafikut ajror. Numri i fluturimeve të vonuara apo të anuluara pritet të rritet ndërsa ndërprerjet vijojnë.

Urdhri i FAA-së kërkon që të gjithë avionët që presin të nisen të qëndrojnë në tokë deri në një njoftim të mëtejshëm. Fluturimet ndërkombëtare që mbërrijnë në SHBA do të menaxhohen rast pas rasti.

Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, konfirmoi problemin e komunikimit dhe njoftoi se teknikët e FAA-së po hetojnë shkakun. Ai nuk dha një afat për rikthimin e funksionimit normal.

Sipas Fox News, një masë e tillë për ndalimin e nisjeve në shkallë kombëtare është ndërmarrë vetëm një herë tjetër që prej sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Në njoftimin fillestar të cituar nga Fox News, FAA përmendte “rrethana të jashtëzakonshme dhe arsye sigurie”, pa dhënë hollësi mbi shkakun. Më pas, Duffy sqaroi se ndërprerja lidhej me komunikimin në qendrat e kontrollit të trafikut ajror.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndalohen nisjet e avionëve, kaos në aeroportet e SHBA. Sekretari i Transportit: Problem në të gjitha qendrat e kontrollit

Administrata Federale e Aviacionit në Shtetet e Bashkuara ka urdhëruar pezullimin e nisjes të gjithë avionëve në aeroportet e SHBA, deri në një njoftim të...
22:42 | 13/11/2026

Administrata Federale e Aviacionit ndalon nisjen e fluturimeve në të gjithë SHBA-në për arsye sigurie

Administrata Federale e Aviacionit në Shtetet e Bashkuara ka urdhëruar ndalimin e të gjitha nisjeve të avionëve në aeroportet e vendit, deri në një njoftim...
22:18 | 13/11/2026

Alarm në bazën ushtarake amerikane në Britani, personeli urdhërohet të strehohet pas dyshimeve për dronë të paautorizuar

Një alarm sigurie është dhënë në bazën ushtarake RAF Lakenheath në Mbretërinë e Bashkuar, ku personelit amerikan i është kërkuar të strehohet në ambiente të...
22:08 | 13/11/2026