Gjermania forcon dhe zgjeron kompetencat e shërbimeve të inteligjencës brenda dhe jashtë vendit. Bundestagu gjerman miratoi një reformë të gjerë të ligjit për shërbimet sekrete, duke u dhënë kompetenca dhe mjete të reja në luftën kundër spiunazhit, terrorizmit dhe sabotimit. Përmes kësaj reforme, të miratuar me 309 vota pro, 190 kundër dhe 71 abstenim, shërbimet sekrete nuk do të kufizohen më vetëm në mbledhjen e informacionit dhe mbikëqyrjen e individëve, por do të kenë të drejtë për ndërhyrje në mënyrë të fshehtë në banesa private apo nxjerrjen jashtë funksionit të serverëve të grupeve të hakerëve, raporton e përditshmja gjermane “Die Welt”.