Bllokimi i fluturimeve në SHBA mobilizon Shtëpinë e Bardhë
Zyrtarët më të lartë të administratës së presidentit Donald Trump po ndjekin situatën dhe po kërkojnë përgjigje për ndalimin e nisjeve në të gjitha aeroportet amerikane, ndërsa kompanitë ajrore paralajmërojnë pasagjerët për vonesa dhe anulime.
Sipas CNN, sekretari i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, dhe sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, janë parë duke hyrë e dalë nga Krahu Perëndimor i Shtëpisë së Bardhë të premten, gjatë përpjekjeve për të menaxhuar situatën.
Një person në dijeni të zhvillimeve i tha CNN se Hegseth ndodhej në Sallën e Situatave, qendra e Shtëpisë së Bardhë për menaxhimin e krizave, ndërsa Mullin doli shkurtimisht për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Mullin konfirmoi se Trump ishte informuar mbi urdhrin e Administratës Federale të Aviacionit (FAA) dhe kishte biseduar në telefon me sekretarin e Transportit, Sean Duffy.
Ndërkohë, kompania ajrore JetBlue njoftoi se ka pezulluar përkohësisht të gjitha nisjet dhe paralajmëroi se pasagjerët me fluturime të planifikuara për mbrëmjen duhet të presin vonesa dhe anulime. Avionët që ndodhen tashmë në ajër po vijojnë drejt destinacioneve të tyre.
“Siguria mbetet përparësia jonë kryesore dhe po punojmë ngushtë me FAA-në ndërsa monitorojmë situatën”, deklaroi JetBlue.
Kompania u kërkoi pasagjerëve të kontrollojnë statusin e fluturimeve në faqen e saj zyrtare ose në aplikacion për informacionin më të fundit.
Mungon hapësira për avionët në dy aeroporte amerikane, mund të devijohen fluturimet
SHBA ndalon të fluturimet, çfarë dihet deri tani për kaosin në aeroporte
Bllokimi i fluturimeve në SHBA, Sekretari i Sigurisë: Zgjidhja do të kërkojë kohë, të gjithë janë të sigurt
- 00:12 Mungon hapësira për avionët në dy aeroporte amerikane, mund të devijohen fluturimet
- 00:06 Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, policia në kërkim të autorit
- 23:50 SHBA ndalon të fluturimet, çfarë dihet deri tani për kaosin në aeroporte
- 23:31 Bllokimi i fluturimeve në SHBA, Sekretari i Sigurisë: Zgjidhja do të kërkojë kohë, të gjithë janë të sigurt
- 23:02 Rikthehet furnizimi me ujë në Korçë, riparohet defekti pas katër orësh
- 22:55 Paralizohet transporti ajror në SHBA, afro 7 mijë fluturime të anuluara