Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar hyrjen në Kosovë të mbi 12 tonëve produkte ushqimore të importuara nga Maqedonia e Veriut, për shkak të problemeve të përsëritura me sigurinë ushqimore dhe higjienën gjatë prodhimit.
Bëhet fjalë për dy ngarkesa me gjithsej 12 mijë e 268 kilogramë kremra ushqimorë me yndyrë bimore dhe produkte djathi, të importuara nga kompania “VIZIONI M.Z.I.” nga Graçanica. Produktet ishin prodhuar në fabrikën “AD MLEKARA TETOVO” në Maqedoninë e Veriut.
Sipas AUV-së, vendimi për refuzimin e importit është marrë pas konstatimit të shkeljeve të përsëritura të kritereve të sigurisë ushqimore të fabrikës “AD MLEKARA TETOVO”, përfshirë rezultatet e pakënaqshme laboratorike për praninë e bakterit Escherichia coli mbi kufijtë e lejuar në ngarkesa të mëparshme.
Për këtë arsye, më 6 nëntor, AUV-ja kishte vendosur ndalimin e importit të produkteve nga kjo fabrikë dhe largimin e saj nga lista e stabilimenteve të aprovuara për eksport në Kosovë.
Të dyja ngarkesat janë ndaluar në pikën kufitare në Han të Elezit dhe është urdhëruar kthimi i tyre në vendin e origjinës.
-
Problemet e përsëritura me E.coli, AUV-ja ndalon importin e produkteve të “AD Mlekarna Tetovo”
-
Ngrihet alarmi për sigurinë e ushqimit në Kosovë
-
Ndalohet hyrja në Kosovë e mbi 1 mijë kg patatinave, u konstatua prani e lartë e akrilamidit
-
AUV tërheq qumështin “Land” të Vitës për shkak të mykotoksinës mbi kufirin e lejuar
-
AUV: Ndaj Qumështores “Vita” kemi marrë masa konkrete, urdhërohet tërheqja e 12 produkteve