Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Vaji i ullirit si “produkt bukurie”? Ekspertët paralajmërojnë për kaloritë e tepërta

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit po promovohet gjithnjë e më shumë nga personazhe të njohur, si modelja Hailey Bieber, ylli televiziv Kourtney Kardashian dhe aktorja Jennifer Lopez, të cilat e lidhin konsumimin e tij me bukurinë e lëkurës dhe mirëqenien e përgjithshme, ka shkruar The Indepenent.

Hailey Bieber ka treguar se e pi në mëngjes, të përzier me lëng limoni.

“Po tingëlloj si një grua e moshuar! Them me vete: ‘Duhet ta pi gotën time me vaj ulliri në mëngjes’”, është shprehur ajo në një intervistë për revistën TIME, duke shtuar se shija i ngjan një sasie të madhe salce sallate.

Por ekspertët paralajmërojnë se ky zakon mund të shtojë shumë kalori në dietën e përditshme.

Një lugë çaji vaj ulliri përmban rreth 40 kalori. Ndërsa një gotë e vogël, që mund të përmbajë rreth nëntë lugë çaji, arrin në afërsisht 360 kalori, pothuajse sa një sanduiç me proshutë, vezë dhe djathë.

Edhe Dobitë shëndetësore të gjetheve të ullirit Lifestyle Dobitë shëndetësore të gjetheve të ullirit

Megan Meyer, eksperte e komunikimit shkencor, shpjegon se konsumimi i një ose dy gotave të vogla me vaj ulliri çdo ditë mund të shtojë disa qindra kalori në marrjen ditore.

“Shtimi i kalorive përtej asaj që trupi djeg gjatë ditës çon në shtim në peshë. Prandaj, konsumimi i rregullt i një ose dy gotave me vaj ulliri mund të ndikojë në rritjen e peshës me kalimin e kohës”, ka paralajmëruar ajo.

Përfitimet janë reale, por rëndësi ka masa

Vaji i ullirit përbëhet kryesisht nga yndyrat, por pjesa më e madhe e tyre janë të pangopura, të konsideruara të dobishme për shëndetin.

Një prej tyre është acidi oleik, i cili ndihmon në ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe mund të kontribuojë në uljen e nivelit të yndyrës së dëmshme, duke zvogëluar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Sipas Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), konsumimi i rreth një luge e gjysmë vaj ulliri në ditë, në vend të yndyrave të tjera, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për sëmundjet e zemrës.

Edhe Kalimi nga produktet e qumështit te alternativat bimore mund të shkaktojë mungesë vitaminash Lifestyle Kalimi nga produktet e qumështit te alternativat bimore mund të shkaktojë mungesë vitaminash

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duhet pirë me gota. Vaji i ullirit mund të përfshihet lehtësisht në ushqimin e përditshëm, për shembull në sallata dhe gatime.

Ndihmon edhe në mbrojtjen e organizmit

Përveç yndyrave të shëndetshme, vaji i ullirit përmban vitaminë E, e cila mbështet sistemin imunitar, si dhe polifenole, përbërës natyralë bimorë me veti antioksiduese dhe antiinflamatore.

Studime kanë lidhur gjithashtu konsumimin e vajit të ullirit me rrezik më të ulët të vdekjes nga shkaqe të lidhura me demencën.

Sasia e polifenoleve ndryshon sipas llojit dhe cilësisë së vajit. Në përgjithësi, vaji ekstra i virgjër është më i pasur me këta përbërës.

Edhe Shpëlarja e gojës me vaj: Alternativë natyrale apo humbje kohe? Lifestyle Shpëlarja e gojës me vaj: Alternativë natyrale apo humbje kohe?

Eksperti i jetëgjatësisë, doktori Frank Lipman, ka theksuar se cilësia është veçanërisht e rëndësishme.

“Çdo zakon që ndihmon në marrjen e polifenoleve në organizëm është një hap në drejtimin e duhur. Nëse vendosni të konsumoni vaj ulliri, zgjidhni një produkt cilësor, ekstra të virgjër”, ka këshilluar ai.