Nga ndjekja në mes të rrugës duke qëlluar me armë, te përplasja e makinës së “rivalit”, dënohet me 15 vite burg shqiptari në Angli

⁹Mateos Jubani është dënuar me 15 vite burg në Britani, pas dy sulmeve me armë zjarri të ndodhura në qershor të vitit 2025 në zonën e Enfield, në veri të Londrës.

Policia Metropolitane ka publikuar edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë që dokumentojnë ngjarjet. Sipas autoriteteve britanike, incidenti i parë ndodhi në mbrëmjen e 12 qershorit 2025, kur një person ndoqi me vrap një 18-vjeçar dhe qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, por plumbi nuk e kapi.

Rreth 30 minuta më vonë, afërsisht në orën 23:00, një tjetër 32-vjeçar, i cili ndodhej në makinën e tij në Park Avenue, pranë kryqëzimit me Green Lanes, u bë objekt i një sulmi të dytë. Autori qëlloi në drejtim të tij, por edhe këtë herë plumbi nuk e goditi.

Vetëm pak sekonda më pas, një person tjetër iu afrua automjetit dhe e goditi me thikë drejtuesin përmes derës së makinës. 32-vjeçari pësoi plagë të rënda në shpinë dhe u transportua në spital në gjendje të rrezikshme për jetën.

Më vonë, policia konfirmoi se ai ishte rikuperuar plotësisht. Jubani, atëherë 30 vjeç, u arrestua më 9 korrik 2025 dhe një ditë më pas u akuzua për dy tentativa vrasjeje, mbajtje të armës së zjarrit dhe municionit me qëllim rrezikimin e jetës, si dhe dy akuza për posedim të produkteve të veprimtarisë kriminale.

Çështja e tij u shqyrtua në Gjykatën e Kurorës në Wood Green, ku më 10 nëntor 2026 u zhvillua seanca e dënimit. Sipas njoftimit të publikuar nga Policia Metropolitane, Jubani është dënuar me 15 vite burg.

Autoritetet britanike kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë nga dy sulmet, të cilat tregojnë momentet e të shtënave dhe lëvizjet e personave të përfshirë. Ndërkohë, nuk janë bërë ende publike në mënyrë të plotë detajet e vendimit përfundimtar, përfshirë veprat konkrete për të cilat Jubani është shpallur fajtor.

 

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri