Sipas Berset, Këshilli i Evropës e mbështet rrugën evropiane të Kosovës përmes standardeve ligjore, ekspertizës institucionale dhe pranisë së vet në terren. Zyrtari i lartë evropian e lidhi perspektivën evropiane të Kosovës me stabilitetin e përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor. Këtë të fundit e cilësoi thelbësor për sigurinë demokratike të Evropës.
“Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është thelbësor për sigurinë demokratike të Evropës. Dialogu dhe angazhimi i vazhdueshëm janë çelësi për ndërtimin e besimit në të gjithë rajonin”, shkruan Berset në postimin e tij.
Takimi vjen në një moment kur çështjet e sigurisë, të bashkëpunimit rajonal dhe të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor mbeten pjesë e rëndësishme e diskutimeve mes liderëve evropianë. Samiti i Komunitetit politik Evropian në Dublin po mbledh së bashku krerë shtetesh e qeverish të kontinentit.




















