Aksidentohet 31-vjeçari egjyptian te terminali

Një tjetër aksident është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të Terminalit të autobusëve në Sarandë. Automjeti me targë mjeti me targ AB139YP me drejtues shtetasin Xhuljano Isufi në momentin që ishte duke hyrë për në qytet, tek Terminali ka përplasur një këmbësor që ishte duke kaluar nga njeri krah i rrugës për në krahun tjetër, me drejtim Terminalin.

Mësohet se është përplasur nga mjeti dhe ka rënë në tokë. Në moment është ndihmuar nga qytetarët që ndodheshin në Terminal.

Në vendngjarje shkuan sherbimet e qarkullimit rrugor, si dhe ambulanca.

Sipas informacionit nga qarkullimi rrugor i dëmtuari është identifikuar. Ai është Hysen Riad 31 vjeç me origjinë egjyptiane, i cili gjendet nën kujdesin e mjekëve në urgjencën e spitalit, ku konfirmojnë se është jashtë rrezikut për jetën.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri