Pse nuk i bashkohet protestës? Mimoza Ahmeti jep përgjigjen

Poetja, Mimoza Ahmeti në një koment që ka bërë së fundmi për protestat studentore që po zhvillohen në Tiranë ka deklaruar se ata nuk janë të qartë për çfarë protestojnë. Në një intervistë për Andale, poetja u ka dhënë përgjigje dhe të gjithë atyre që shpesh e kanë pyetur se përse nuk u bashkohet studentëve.

“Në rrugë Mimoza Ahmeti që është një profesore që e njeh sociologjinë si origjinë teorikisht, se praktika gjë tjetër. E njeh në majë të gishtave dhe të të shoqërojnë studentë të cilët thonë nuk jemi shumë të qartë, por jemi të pakënaqur. Dhe aq më tepër kur e di se studentët që nuk punojnë janë në anekset e shoqërisë, pra janë në pritje. Nuk janë ata njerëz që e riprodhojnë shoqërinë që u del fjala nga organizmi se kam peshën.”- tha poetja.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri