Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kaluar në lagjen nr. 6 në Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy personave. Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar, ndërsa autori i dyshuar është shpallur në kërkim nga policia.
Sipas njoftimit zyrtar, konflikti ka ndodhur rreth orës 22:45, mes shtetasve me inicialet Gj. P. dhe H. Ll. Gjatë përplasjes, dyshohet se H. Ll. ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, duke nisur kontrollet për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të dokumentuar ngjarjen.