Fluturimet rikthen pas 4 orëve, anullohen mbi mijëra fluturime! Sekretari i Sigurisë: Qetësohuni, ky nuk është 11 Shtatori 2001
Mbi 1.5 milionë udhëtarë u përballën me kaos në aeroportet amerikane të premten, pasi një problem teknik në sistemet e komunikimit të trafikut ajror detyroi autoritetet të pezullonin për më shumë se katër orë të gjitha fluturimet në SHBA.
Ndalimi u vendos për arsye sigurie, pas asaj që autoritetet e cilësuan si rrethana të jashtëzakonshme. Problemet nisën fillimisht në aeroportet e Bostonit, Nju Jorkut dhe Çikagos, për t’u përhapur më pas në të gjithë vendin.
Sipas Sekretarit të Transportit, Sean Duffy, mbingarkesa e të dhënave shkaktoi rrëzimin e disa ruterëve, duke prekur frekuencat radio të përdorura për komunikimin mes kontrollorëve të trafikut ajror dhe pilotëve.
Autoritetet amerikane kanë përjashtuar, deri më tani, mundësinë e një sulmi kibernetik. Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, deklaroi se nuk janë konstatuar prova për ndërhyrje të jashtme në sistemet e komunikimit.
Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Mullin u përpoq të qetësonte opinionin publik, duke theksuar se situata nuk kishte asnjë lidhje me sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.
Ai mohoi gjithashtu që incidenti të kishte lidhje me ndërprerjet e fundit të shërbimeve të Microsoft, të cilat kanë prekur sisteme të ndryshme gjatë 48 orëve të fundit.
Pavarësisht heqjes së ndalimit, rikthimi në normalitet pritet të kërkojë kohë. Sipas të dhënave të bëra publike, mbi 9 mijë fluturime janë anuluar, ndërsa mijëra të tjerë janë përballur me vonesa.
Sean Duffy paralajmëroi se nuk mund të garantojë që një situatë e tillë nuk do të përsëritet. Ai bëri të ditur se i ka kërkuar Kongresit 50 miliardë dollarë për modernizimin e infrastrukturës dhe sistemeve të kontrollit të trafikut ajror, të cilat prej kohësh konsiderohen të vjetruara.
Ndërprerja e përmasave të tilla nuk ishte regjistruar që prej vitit 2023, kur një problem teknik në sistemin e njoftimit të pilotëve detyroi autoritetet të pezullonin përkohësisht fluturimet e brendshme në SHBA.
Një situatë e ngjashme, për nga shtrirja e ndalimit të trafikut ajror, ishte regjistruar edhe më 11 shtator 2001, pas sulmeve terroriste në Kullat Binjake.
Sekretari i Transportit Sean Duffy flet për paralizën e trafikut ajror: Teknologjia është shumë e vjetër, nuk ishte sulm kibernetik
Media amerikane: Defekti që bllokoi fluturimet në SHBA dyshohet se nisi në Çikago
Bllokimi i fluturimeve në SHBA mobilizon Shtëpinë e Bardhë
- 08:09 Sekretari i Transportit Sean Duffy flet për paralizën e trafikut ajror: Teknologjia është shumë e vjetër, nuk ishte sulm kibernetik
- 00:53 Media amerikane: Defekti që bllokoi fluturimet në SHBA dyshohet se nisi në Çikago
- 00:30 Bllokimi i fluturimeve në SHBA mobilizon Shtëpinë e Bardhë
- 00:12 Mungon hapësira për avionët në dy aeroporte amerikane, mund të devijohen fluturimet
- 00:06 Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, policia në kërkim të autorit
- 23:50 SHBA ndalon të gjitha fluturimet, çfarë dihet deri tani për kaosin në aeroporte