Rron Isufi eliminohet nga “Big Brother VIP Kosova 5”, bëhet banori i dytë që largohet nga gara

Trajneri i fitnesit, Rron Isufi, është banori i dytë që eliminohet nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP Kosova”.


Vendimi u bë i ditur gjatë spektaklit të së premtes mbrëma, pas një televotimi ku në nominim ishin të gjithë banorët e shtëpisë.

- YouTube youtu.be

Pas përfundimit të votimit nga publiku, Rroni rezultoi banori me më pak mbështetje, duke i dhënë fund kështu aventurës së tij në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Largimi i tij shënon eliminimin e dytë të këtij edicioni, ndërsa gara mes banorëve të mbetur vazhdon.

Mbetet të shihet se si do të ndikojë ky eliminim në dinamikat dhe raportet mes banorëve, si dhe cilat do të jenë zhvillimet e radhës në BBVK 5. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be