E shtunë, 14 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 26 minuta më parë
Vendi

Reshje shiu dhe rrebeshe, parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti i paqëndrueshëm do të vijojë të mbizotërojë në të gjithë territorin shqiptar edhe gjatë ditës së sotme, duke sjellë reshje shiu dhe rënie të temperaturave.

Vendi do të karakterizohet nga vranësira të dendura, të cilat herë pas here do të shoqërohen me rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet më intensive pritet të përqendrohen në zonat veriore, ndërsa në zonat e thella malore nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës.

Kushtet atmosferike pritet të përmirësohen gradualisht në orët e vona të mbrëmjes, kur reshjet do të fillojnë të ndërpriten.

Ndërkohë, temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme. Vlerat minimale pritet të zbresin në 7°C në Peshkopi, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 21°C.

Era do të fryjë me shpejtësi deri në 45 km/h, kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, duke sjellë dallgëzim në brigjet detare deri në 3 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.