Kosova zyrtarizon 23-shen për sfidën me Izraelin, Enis Rexhepi mbetet jashtë

Kosova ka dorëzuar këtë mëngjes, të shtunën, në UEFA listën zyrtare me 23 futbollistë për përballjen ndaj Izraelit.

Ndeshja, e vlefshme për raundin e pestë të Grupit 3 në Ligën B të Ligës së Kombeve, do të zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të lidhura

None found

Franco Foda kishte grumbulluar fillimisht 27 lojtarë, mes të cilëve edhe tre futbollistë të rinj. Më pas, Valmir Matoshi dhe Erblin Osmani u liruan nga grumbullimi, ndërsa në skuadër u afrua Betim Fazliji.

Problemet fizike sollën më vonë edhe largimin e Lumbardh Dellovës dhe Ermal Krasniqit, duke e reduktuar në 24 numrin e futbollistëve të gatshëm.

Meqë në ndeshjet zyrtare lejohet dorëzimi i një liste me 23 lojtarë, përzgjedhësi Foda u detyrua të linte jashtë një prej tyre.

Futbollisti që nuk është përfshirë në listën e sfidës së sotme është sulmuesi 18-vjeçar i Stuttgartit, Enis Rexhepi, një prej afrimeve të fundit të ekipit.

Për repartin ofensiv, Foda ka zgjedhur të mbështetet te Vedat Muriqi, Fisnik Asllani, Baton Zabërgja, Edon Zhegrova dhe Albion Rrahmani.


Quantcast
grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet giriş