Microsoft ka njoftuar rikthimin e plotë të shërbimeve të saj pas një ndërprerjeje të gjerë informatike, e cila shkaktoi probleme në më shumë se 70 vende të botës, duke prekur kompani, institucione publike dhe përdorues privatë.
BBC raporton se kompania njoftoi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, më 14 nëntor, se kishte përfunduar ndërhyrjet teknike për zgjidhjen e problemit që shkaktoi ndërprerjen.
Microsoft bëri të ditur se shërbimet ishin rikthyer dhe se përdoruesit e platformave Outlook, Teams dhe Copilot nuk duhet të përballeshin më me vështirësi në akses.
Ndërprerja globale kishte shkaktuar shqetësime të shumta për përdoruesit dhe organizatat që mbështeten çdo ditë te shërbimet e kompanisë për komunikimin, punën dhe aktivitetet e tyre online.













