1 orë përpara Asamblesë së PS, Veliaj publikon fjalimin: Partia është më e madhe se Kryetari i saj

14 Nëntor 2026 | 08:53

Vetëm një orë para mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Erion Veliaj ka publikuar një reagim nga qelia, ku ndodhet prej muajsh, duke përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për drejtimin e partisë dhe kryetarin e saj, Edi Rama.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Tiranës thotë se i është drejtuar Asamblesë me një fjalim, në të cilin ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si funksionon sot Partia Socialiste dhe kërkon ndryshime në drejtimin e saj.

“Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj!”, shkruan Veliaj, duke e shoqëruar reagimin me pyetjen: “Quo Vadis, PS?”, që në shqip përkthehet “Ku po shkon, PS?”.

Në mesazhin e tij, Veliaj kritikon atë që e konsideron zëvendësim të debatit me heshtjen, solidaritetit me frikën dhe meritokracisë me besnikërinë personale.

Por pjesa më e rëndësishme e reagimit lidhet me kërkesën për aktivizimin e procedurës statutore të mocionit të mosbesimit ndaj kryetarit të PS-së, Edi Rama.

Veliaj kërkon gjithashtu debat të hapur brenda strukturave socialiste dhe llogaridhënie për mënyrën se si drejtohet partia.

“Prova e vërtetë e një drejtuesi nuk është sa gjatë arrin ta mbajë pushtetin, por çfarë institucionesh lë pas, për shtetin dhe njerëzit e tij”, thuhet në një prej mesazheve të publikuara prej tij.

Reagimi vjen në një moment kur socialistët janë mbledhur në Asamblenë Kombëtare në Gjirin e Lalzit, ku pritet të flasë kryeministri Edi Rama. Veliaj kishte kërkuar të ishte pjesë e mbledhjes, duke propozuar praninë fizike, lidhjen online ose leximin e një letre me qëndrimet e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama zbret nga Dublini në Tiranë! Mbledh Asamblenë e PS në Gjirin e Lalëzit, nga kryeqyteti, lëvizjet në qeveri, zgjedhjet dhe protestat! Çfarë pritet

Partia Socialiste mbledh këtë të shtunë Asamblenë Kombëtare, në një takim që do të zhvillohet në orën 10:00 në një resort turistik në Gjirin e...
08:41 | 14/11/2026

Mbi 9 mijë fluturime të anuluara në SHBA, 1.5 milionë pasagjerë të prekur nga kaosi ajror

Mbi 9 mijë fluturime janë anuluar në Shtetet e Bashkuara, ndërsa rreth 1.5 milionë pasagjerë janë prekur nga kaosi në transportin ajror, pas ndërprerjes së...
08:23 | 14/11/2026

Paraliza e fluturimeve në SHBA, reagon Trump: Senati të miratojë paketë 30 mld dollarë për modernizimin e sistemit

Pas ndërprerjes katërorëshe të trafikut ajror në Shtetet e Bashkuara, presidenti Donald Trump i ka kërkuar Senatit të miratojë një paketë financiare prej 30 miliardë...
08:18 | 14/11/2026