Skip to content
14 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Policia Rrugore e Shkodrës arreston 4 shoferë, procedon 8 dhe vendos 2006 gjoba për dy javë…

ShkodraWeb 14 November, 2026
rrugore nentor 2026

Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Shkodrës janë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, kryejnë parakalime të gabuara, tejkalojnë normat e shpejtësisë, përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk vendosin rripin e sigurimit apo kaskën mbrojtëse, si dhe kryejnë shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të ushtruara gjatë dy javëve, janë arrestuar 4 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 8 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 2006 masa administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

– 48 masa për parakalime të gabuara;
– 478 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë;
– 15 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;
– 42 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 8 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
– 30 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 5 masa për qarkullim me xhama të errësuar;
– 1069 masa për parkim ose qëndrim të gabuar;
– 311 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet e Policisë Rrugore të Shkodrës do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin e shkeljeve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Post navigation

Previous: Çështjet e “nxehta” që pritet të diskutohen, Edi Rama mbledh sot Asamblenë Kombëtare të PS-së…

TË FUNDIT

asambleja ps 2026

Çështjet e “nxehta” që pritet të diskutohen, Edi Rama mbledh sot Asamblenë Kombëtare të PS-së…

ShkodraWeb 14 November, 2026
shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 14 nëntor 2026…

ShkodraWeb 14 November, 2026
horoskopi 26

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 14 nëntor 2026…

ShkodraWeb 14 November, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Policia Rrugore e Shkodrës arreston 4 shoferë, procedon 8 dhe vendos 2006 gjoba për dy javë… 14 November, 2026
  • Çështjet e “nxehta” që pritet të diskutohen, Edi Rama mbledh sot Asamblenë Kombëtare të PS-së… 14 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 14 nëntor 2026… 14 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 14 nëntor 2026… 14 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 14 nëntor 2026… 14 November, 2026
  • Revokohet pas 4 orëve bllokimi i fluturimeve në SHBA, dhjetëra mijë pasagjerë të bllokuar… 14 November, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – “Arsye sigurie”, bllokohet në të gjitha Shtetet e Bashkuara të Amerikës trafiku ajror… 13 November, 2026
  • VIDEO – Debutim ëndrrash për shkodranin Brajan Gruda, numri 10 gjen golin e parë me Gjermaninë… 13 November, 2026
  • Hani i Hotit “porta kryesore” e hyrje- daljes së produkteve, kryeson eksportet në kufijtë tokësorë në Shqipëri 13 November, 2026
  • “Lista Vllaznia”, ideja e Romeo Gurakuqit për qeverisjen e Shkodrës përkrahet nga Stefan Çapaliku… 13 November, 2026
  • Nga gjobëvëniet, financimet e fshehta, presionet ndaj kompanive, portalet anonime në Shqipëri i kthejnë lajmet negative në biznes 13 November, 2026
  • Jep dorëheqjen nga kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Afrim Qendro… 13 November, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rrugore nentor 2026

VIDEO – Policia Rrugore e Shkodrës arreston 4 shoferë, procedon 8 dhe vendos 2006 gjoba për dy javë…

ShkodraWeb 14 November, 2026
asambleja ps 2026

Çështjet e “nxehta” që pritet të diskutohen, Edi Rama mbledh sot Asamblenë Kombëtare të PS-së…

ShkodraWeb 14 November, 2026
shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 14 nëntor 2026…

ShkodraWeb 14 November, 2026
horoskopi 26

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 14 nëntor 2026…

ShkodraWeb 14 November, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.