E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vidhnin automjete në Mallakastër, Lushnjë dhe Divjakë, arrestohet 51-vjeçari, dy të tjerë në kërkim

Një person është arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Hijet e Natës”, të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier në bashkëpunim me Policinë e Lezhës.

Në pranga ka rënë shtetasi Gj. C., 51 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur K. M., 28 vjeç, banues në Blinisht, Lezhë, dhe E. D., 34 vjeç, banues në Lurth, Mirditë.

Nga hetimet dyshohet se tre shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më 13 nëntor 2026 kanë vjedhur dy automjete në fshatin Hekal të Mallakastrës.

Gjithashtu, hetuesit kanë dokumentuar edhe tre raste të tjera të vjedhjes së automjeteve, që dyshohet se janë kryer nga të njëjtët persona:

Reklamë
  • Më 8 janar 2026, në fshatin Feras, Divjakë.
  • Më 13 shtator 2026, në fshatin Çermë Proshkë, Divjakë.
  • Më 18 tetor 2026, në fshatin Dushk, Lushnjë.

Sipas Policisë, automjetet dyshohet se vidheshin me qëllim për t’u përdorur në veprimtari kriminale.

Ndërkohë, strukturat hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Policinë e Lezhës, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal, si dhe kontrollet për lokalizimin dhe arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.