Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në resortin në Gjirin e Lalëzit, ku pritet të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Rama do të drejtojë mbledhjen e socialistëve, e cila është parashikuar të nisë në orën 10:30. Në resort kanë mbërritur më herët edhe ministra, deputetë dhe drejtues të tjerë të Partisë Socialiste.

Asambleja e sotme zhvillohet pas afro nëntë muajsh dhe pritet të ketë në fokus organizimin e partisë për zgjedhjet vendore, riorganizimin e drejtuesve politikë në qarqe dhe mundësinë e ndryshimeve në kabinetin qeveritar.

Më parë mbërritën edhe deputetët dhe ministrat, teksa sipas asaj që është thënë paraprakisht, asambleja pritet të nisë me fjalimin e Ramës.

 

Top Channel