Punimet e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste kanë nisur në orën 10:00 në Gjirin e Lalëzit, në Durrës. Hapjen e mbledhjes e bëri Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, i cili i dha fjalën kryeministrit Edi Rama.
Ky i fundit surprizoi të pranishmit duke kërkuar ndërprerjen e sinjalit të transmetimit për mediat, me qëllim që të zhvillonte një komunikim me dyer të mbyllura me anëtarët e Asamblesë.
“Ju kërkoj ndjesë për ndërprerjen e sinjalit, por dua të ndaj disa fjalë për familjen tonë politike në këtë Asamble”, u shpreh Rama.
Pas disa minutash, kryeministri pritet të mbajë edhe fjalimin e plotë, i cili do të transmetohet publikisht për mediat dhe qytetarët.