SHËNDET

Qelizat staminale nga placenta japin shpresë për pacientët me diabet

10:26 - 14.11.26 Gazeta GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një trajtim eksperimental, i zhvilluar nga qelizat e placentës njerëzore, ka treguar rezultate premtuese në shërimin e plagëve kronike të këmbëve te pacientët me diabet. Në studim morën pjesë 10 pacientë. Dy prej tyre patën shërim të plagëve brenda dy muajve, ndërsa të dhjetë pacientët arritën mbylljen e plotë të plagëve brenda gjashtë muajve. Studiuesit vunë re gjithashtu përmirësim të ndjeshmërisë në këmbë te nëntë prej dhjetë pacientëve.

Qelizat staminale janë efikase në pacientët me diabet dhe në prodhimin e insulinës. Pas një viti që janë implantuar nën lëkurën e 26 pacientëve, qelizat janë ende të gjalla dhe prodhojnë insulinë. Këto janë rezultatet paraprake të një eksperimentimi të universitetit British Columbia në Kanada.

Këto testime te para janë kryer mbi paciente që vuanin nga Diabeti 1, dhe sipas mjekëve, pavarësisht se insulina e prodhuar në këtë mënyrë eksperimentale nuk kishte efekte klinikisht të theksuara, gjithsesi është një hap gjigand që mund të përmirësohet në të ardhmen.

E rëndësishme është sipas grupit kërkimor, që qelizat staminale kanë funksionuar shumë mirë, dhe një vit pas implantimit të tyre, kryenin funksionin e shpresuar, dhe nevoja për insulinë pas 12 muajsh ishte reduktuar me 20% dhe kishte përmirësime në kontrollin e sheqernave.

Studimi është publikuar në revistën ndërkombëtare Cell Stem Cell dhe Cell Reports Medicine ndërkohë që do të vijohet studimi për përmirësimin e procedurave./ Reuters

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.