Rama jepe dorëheqjen/ Studentë e qytetarë protestë sot në orën 14:00

Rama jepe dorëheqjen/ Studentë e qytetarë protestë sot në orën 14:00

09:13, 14/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon sot në ditën e saj të 168-të. Studentët kanë njoftuar zhvillimin e një tjetër proteste kombëtare në Tiranë, e cila pritet të nisë në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

Tubimi zhvillohet në kuadër të strategjisë së re të organizatorëve për mbajtjen e dy protestave kombëtare çdo javë, të mërkurën dhe të shtunën. Kjo mënyrë organizimi u njoftua pas më shumë se 150 ditësh protestë, me synimin për të vijuar qëndresën e studentëve dhe mbështetësve të tyre.

Lëvizja mori një dimension të ri në tetor, me përfshirjen e studentëve. Ajo që nisi me kërkesa për përmirësimin e kushteve në universitete, problematikat e arsimit dhe perspektivën e të rinjve, u zgjerua pas përplasjeve të 13 tetorit, kur dorëheqja e kryeministrit Edi Rama u kthye në një nga kërkesat kryesore të protestuesve.

Studentët kanë deklaruar se dorëheqja e Ramës është e panegociueshme, duke kundërshtuar ofertat e qeverisë për dialog. Në protestat e tyre janë dëgjuar slogane si ‘Rama jep dorëheqjen’, ‘Pa rini nuk ka Shqipëri’ dhe ‘Studentët kërkojnë revolucion’.

Paralelisht me protestat, studentët kanë vijuar edhe bojkotin e procesit mësimor, ndërsa lëvizjes i janë bashkuar pedagogë, prindër dhe qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit. Megjithatë, në disa universitete mësimi është rikthyer në normalitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco