Gjatë fjalimit të kryeministrit Edi Rama përpara anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Lalëz, komunikimi me pjesëmarrësit brenda sallës është ndërprerë.
Telefonat e të pranishmëve raportohet se janë fikur, duke e bërë të pamundur marrjen e informacionit apo komunikimin me ta.
Të lidhura
None found
Masa u mor pasi Rama kërkoi bllokimin e sinjalit për mediat. Kryeministri kishte paralajmëruar se fillimisht do t’i drejtohej “familjes së tij politike”, përpara fjalimit të plotë publik.
Mbledhjen e Asamblesë e çeli Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ndërsa diskutimet nisën me fjalën e kryeministrit.
Detajet e fjalimit që Rama po zhvillon me dyer të mbyllura nuk janë bërë ende të ditura. Në përfundim të këtij komunikimi, pritet që kryeministri të prononcohet publikisht për mediat.








