Shpërthim në Tiranë, i vihet tritoli banesës së nënës së divorcuar me dy fëmijë (EMRI)
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të shtune në zonën e Xhamllikut, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse ishte vendosur në derën e një banese, në katin e parë të një pallati, në rrugën “Sadik Petrela”.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, ndërsa ngjarja shkaktoi panik dhe frikë te banorët e zonës.
Në pyetje nga grupi hetimor është marrë edhe pronarja e banesës Anjeza Matja, e cila ka deklaruar se nuk ka dijeni se kush mund të jetë autori i ngjarjes.
Mësohet se gruaja është e divorcuar prej disa vitesh dhe jetonte në banesë së bashku me djalin dhe vajzën e saj.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.11.2026, rreth orës 02:50, në rrugën “Sadik Petrela”, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse e vendosur në derën e jashtme të apartamentit të shtetases A. M., 47 vjeçe.
Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.




