Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit, ku dy automjete janë përplasur në zonën e njohur si “Zall Maricë”, në Njësinë Administrative Zall Bastar të Tiranës.
Përplasja ka qenë e fortë dhe, sipas të dhënave paraprake, disa persona kanë mbetur të plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, të cilat po transportojnë të plagosurit drejt spitalit. Ende nuk ka informacion të plotë për gjendjen e tyre apo rrethanat e aksidentit.