Vendi
Aksidenti në Rrugën e Arbrit, dyshohet për dy viktima
Dyshohet se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur paraditen e sotme në Rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur “Zall Maricë”, në Njësinë Administrative Zall-Bastar të Tiranës.
Në aksident u përfshinë dy automjete, të cilat u përplasën me njëra-tjetrën, ndërsa paraprakisht u raportua edhe për disa persona të plagosur.
Në vendngjarje mbërritën dy autoambulanca, të cilat transportuan të plagosurit drejt spitalit.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për bilancin e viktimave, ndërsa priten detaje të tjera lidhur me gjendjen e personave të përfshirë në aksident dhe shkaqet e përplasjes.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




