Anjeza shpërthen në lot dhe përplaset ashpër me Fuegon pas përfundimit të spektaklit 'prime' të BBVK

Një debat i tensionuar ka ndodhur mes Fuegos dhe Anjezës në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, menjëherë pas përfundimit të spektaklit të së premtes mbrëma.
Gjatë përplasjes, Anjeza nuk ka arritur t'i përmbajë emocionet dhe ka shpërthyer në lot, teksa i është drejtuar reperit me tone të ashpra.
E revoltuar nga sjellja e tij, ajo e ka kritikuar Fuegon, duke i kërkuar të ndalojë dhe të mos merret vazhdimisht me të.
“A din mu nal najherë? Si s'ta fut askush, merru me Anjezën! Çfarë karakteri është ky? A din me u nal najherë?”, i tha ajo.
Përplasja mes dy banorëve ka tërhequr vëmendjen pas përfundimit të spektaklit, duke shtuar edhe më shumë tensionet në shtëpinë e BBVK 5.
Mbetet të shihet nëse kjo përplasje do të ndikojë më tej në raportin mes Fuegos dhe Anjezës gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/
- YouTube youtu.be















































