Forcat operacionale shoqërojnë 12 protestues në Manzë, qëlluan me vezë autokolonën e Ramës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.11.2026, 11:55

12 aktivistë janë shoqëruar nga forcat operacionale të Policisë në zonën e Manzës, pasi qëlluan me vezë automjetin me të cilin udhëtonte kryeministri Edi Rama drejt Asamblesë së Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e kësaj të shtune, kur një grup protestuesish ishte pozicionuar përgjatë rrugës ku pritej të kalonte eskorta e kryeministrit. Në momentin që automjeti i Ramës kaloi pranë tyre, aktivistët hodhën vezë në drejtim të tij, në shenjë proteste.

Menjëherë pas incidentit, forcat operacionale ndërhynë duke shoqëruar 12 aktivistët. Raportohet gjithashtu për arrestime, por ende nuk ka informacion të plotë mbi identitetin e personave të ndaluar apo akuzat që mund të rëndojnë ndaj tyre.

Ngjarja ndodhi në një ditë kur vëmendja politike ishte përqendruar te Asambleja e Partisë Socialiste, ndërsa reagimi i forcave operacionale ndaj protestuesve erdhi menjëherë pas incidentit me automjetin e kryeministrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit