E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 9 minuta më parë
Sport

UEFA mahnitet nga goli i Ernest Muçit, ka një koment për të

Ernest Muçi po përjeton një tjetër sezon pozitiv, duke konfirmuar formën e shkëlqyer jo vetëm në nivel klubesh, por edhe me fanellën e Kombëtares shqiptare, ku tashmë është kthyer në një titullar të rëndësishëm.

Paraqitjet e sulmuesit kuqezi nuk kanë kaluar pa u vënë re as nga UEFA, e cila ka shpërndarë golin e tij spektakolar kundër Finlandës, që i hapi rrugën fitores së Shqipërisë. “Ernest Muçi e goditi aq ëmbël”, ishte komenti i institucionit europian për realizimin e futbollistit shqiptar.

Ndërkohë, në Turqi duket se kanë identifikuar një nga faktorët kryesorë që po ndihmon Muçin të shfaqë potencialin e tij të plotë. Bëhet fjalë për trajnerin gjerman Tomas Reis, i cili po bën një punë mjaft të mirë në drejtimin e Trabzonsporit.

Nën drejtimin e tij, skuadra turke ka regjistruar deri tani 8 fitore dhe vetëm 1 humbje, ndërsa Muçi është shndërruar në një prej elementëve më të rëndësishëm të repartit ofensiv, së bashku me Salah.

Reklamë

Për sulmuesin shqiptar, ky sezon duket se po shërben si një tjetër trampolinë për të konsoliduar pozitat e tij në futbollin europian, ndërsa përfituesi më i madh është edhe Kombëtarja kuqezi, që tashmë ka një Muçi gjithnjë e më vendimtar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.