Ervin Demo dhe Albana Koçiu janë caktuar drejtues politikë të Partisë Socialiste për Tiranën.
Vendimi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare të PS-së, një pjesë e të cilit po zhvillohet me dyer të mbyllura në Gjirin e Lalzit.
Albana Koçiu mban aktualisht detyrën e zëvendëskryeministres, ndërsa Ervin Demo është ministër i Brendshëm.
Caktimi i tyre në drejtimin politik të Tiranës vjen në kuadër të riorganizimit të strukturave socialiste dhe përgatitjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2027. Por fakti qe Demobcaktohet në këtë detyrë është i papritur. Ai ka qenë kryetar bashkie në Berat ndërsa më herët nuk ka pasur lidhje me strukturat e PS. Te jetë një nga emrat për bashkinë e Tiranës? a.b





