Mësohet se kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama ka kërkuar përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga partia Socialiste. Votimi do të kryhet nga Asambleja Kombëtare e PS. Spiropali ka qenë kryetare parlamenti dhe ministre e jashtme, sot deputete e PS. Kurse Plarent Ndreca, ish-deputet dhe sot avokat i Erion Veliajt.
Elisa Spiropali ka qenë ndër mbështetëset e hapura ndaj Edi Ramës, por kur kryeministri e shkarkoi ajo filloi sulmin ndaj tij.