Dy të vdekur dhe 5 të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë në Xibër, pranë Tunelit të Murrizit. Policia njofton se u përplasën dy automjete dhe humbën jetën drejtuesi i njërit prej mjeteve, 42 vjeç e një pasagjere në makinën tjetër. Ndërkohë, pesë vetë u dërguan në spital për kontroll mjekësor.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në Xibër, në afërsi të Tunelit të Murrizit, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit B.O., rreth 42 vjeç dhe shtetasi A.F., rreth 45 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi B.O., rreth 42 vjeç dhe shtetasja M.F, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A.F.
Gjithashtu, janë dërguar 5 shtetas në spital, për kontroll mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.