Një incident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku një qytetar ka pësuar dëmtime serioze pasi ka rënë në një pusetë të lënë të hapur në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë ish-Rajonit të Policisë, afër Mon Chéri-t, ku po kryhen punime për shtrirjen e rrjetit tëfibrave optike.
Sipas denoncimit të qytetarit, teksa ishte duke ecur në këmbë, ka rënë në një prej pusetave, pasi kapaku ishte lënë i hapur dhe pa asnjë sinjalistikë apo masë mbrojtëse për të paralajmëruar kalimtarët.
Si pasojë e këtij incidenti, qytetari ka pësuar dëmtime serioze, veçanërisht në gju, dhe aktualisht ndodhet në spital duke marrë trajtimin mjekësor.
Ky rast ngre shqetësime serioze për sigurinë e qytetarëve gjatë punimeve që po zhvillohen në rrugët e qytetit. Lënia e pusetave të hapura pa barriera apo sinjalistikë përbën një rrezik të madh për këmbësorët dhe mund të shkaktojë aksidente edhe më të rënda.
Qytetari kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse, verifikimin e rastit dhe marrjen e masave ndaj kompanisë që pokryen punimet.
Kush mban përgjegjësi për sigurinë e qytetarëve në këto kantiere pune?
Nuk mund të lejohet që punimet në infrastrukturë të kthehen në rrezik për jetën dhe shëndetin e njerëzve, institucionetduhet të reagojnë përpara se të ndodhë një tjetër aksident i tillë.