E shtunë, 14 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Besmir Beja shkarkohet nga drejtimi i Doganave
Flash

Besmir Beja shkarkohet nga drejtimi i Doganave

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave pritet të ketë një drejtues të ri, pasi Besmir Beja është shkarkuar nga detyra. Lëvizja në krye të institucionit është bërë e ditur përmes burimeve, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyet e largimit të tij.

Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, në vend të Bejës pritet të emërohet një person që pretendohet se ka lidhje të afërta me botën e krimit të organizuar. Një pretendim i tillë ngre pikëpyetje mbi kriteret dhe procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri të një prej institucioneve më të rëndësishme në administratën financiare të vendit.

Besmir Beja ishte emëruar në krye të Doganave në janar të këtij viti. Përpara se të merrte këtë detyrë, ai mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave.

Deri më tani nuk ka një komunikim zyrtar lidhur me shkarkimin e Bejës dhe as me emrin që pritet ta pasojë në drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.