Tjetër podium për Lara Colturi, renditet e dyta edhe në garën e sllallomit në pistën e Levi

14 Nëntor 2026
13:54
Telesport
back button

Skiatorja shqiptare Lara Colturi u klasifikua në vendin e dytë në garën e Kupës së Botës për femra në ski, zhvilluar në pistën e Levi, në Finlandë.

Një tjetër paraqitje shumë e mirë për skiatoren kuqezi, me dy vende të dyta në dy garat e para sezonale. Ajo rivalizoi fort për fitoren, por u ndal vetëm nga gjermania Emma Aicher.

Në zbritjen e parë, Colturi dha kohën 56”10, duke u renditur e dyta me vetëm 38 të mijëtat më shumë se Emma Aicher. Ndërsa në zbritjen e dytë, ajo dha kohën 56”95.

Në total, koha e dhënë nga Colturi pas dy zbritjeve është 1’53”05, duke qenë vetëm 43 të mijëtat më shumë se Aicher, që fitoi garën.

Edhe këtë fillimsezoni, Colturi po tregon një formë të shkëlqyer, me paraqitje të mira dhe dy vende të dyta: Solden dhe Levi. Një start që lë të shpresosh për fitoren e parë në karrierë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit