Arlinda ka folur sërish për pëlqimin që ka shprehur ndaj Norës në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”.

Ndonëse Arlinda e ka bërë të qartë interesimin e saj për banoren tjetër, Nora nuk ka shfaqur të njëjtat ndjenja, duke i bërë të ditur se dëshiron ta ketë vetëm shoqe.


Për këtë situatë, Arlinda ka biseduar me Zojën, së cilës i ka thënë se nuk kishte pasur nevojë që Nora t’ia bënte të qartë mungesën e interesimit, pasi ajo e kupton vetë kur ndjenjat nuk janë të ndërsjella.

“Oj çikë, veç simpati kam thënë… S’po më kupton e s’di çka. Unë jam njeri që marr vesh. S’ke pasur nevojë me ardhë me më thënë që s’jam e interesuar. Më tha: ‘Po du me të pas shoqe’”, u shpreh Arlinda.

Kështu, ajo duket se e ka kuptuar qëndrimin e Norës, e cila dëshiron që raporti mes tyre të mbetet në kuadër të shoqërisë. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be