E shtunë, 14 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
“Fundi botës”, Berisha përgatit aleancën me Veliajn për të rrëzuar Ramën
Lajme

“Fundi botës”, Berisha përgatit aleancën me Veliajn për të rrëzuar Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se është i hapur për një front të përbashkët politik kundër kryeministrit Edi Rama, duke mos përjashtuar as persona me të cilët ka pasur përplasje të forta politike. Mes tyre përmendi edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, aktualisht në paraburgim.

Gjatë një bashkëbisedimi online, Berisha u pyet nëse do të ishte i mundur një bashkëpunim me Veliajn. Kreu i demokratëve sqaroi se nuk bëhet fjalë për një bashkim mbi bazën e një programi të përbashkët politik, por për një aleancë që do të kishte si objektiv largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Berisha theksoi se në këtë front mund të përfshihen të gjithë ata që e konsiderojnë Ramën si problemin kryesor të Shqipërisë. Ai nuk kurseu kritikat ndaj Veliajt, por la të hapur mundësinë që edhe ky i fundit të kontribuojë në këtë objektiv.

“Në këtë listë hyjnë të gjithë ata, të cilët e konsiderojnë të keqen më të madhe për Shqipërinë, Edi Ramën. Erion Veliaj është një i burgosur hajdut aty ku është, dhe në arrestimin dhe krimet e tij, Partia Demokratike ka një kontribut të pamohueshëm. Por, edhe njëherë e them, cilido që dëshiron të kontribuojë në largimin e të keqes më të madhe, nuk është bashkim programor ky, jo.

Winston Churchill fitoi luftën me fuqinë ushtarake më të madhe të kohës sepse thirri bashkimin. Dhe u bashkua, me kë u bashkua? Me Josif Stalinin, diktatorin më gjakatar të të gjitha kohërave. Pra, duhet t’i dallojmë gjërat. Shqiptarët, ky regjim po i dëbon nga trojet e tyre, prandaj duhet të ikë një minutë e më parë. Po në qoftë se Veliaj jep kontribut, le të japë. Nuk ndaloj asnjërin. Absolutisht që nesër. Edhe të vazhdojë të kritikojë, pa diskutim.

I dashur mik, më fal edhe një moment. Shqiptarët nuk e kanë kuptuar se kjo është diktatura më e keqe që mund të ekzistojë. I ftoj ata të lexojnë Huntington-in se çfarë thotë për diktaturën e bandave. Është më e keqe se diktatura komuniste, më e keqe se diktatura naziste, më e keqe se diktaturat teokratike. Sepse kjo nuk respekton asnjë ligj, asnjë rregull.

Nuk kanë faj, se janë studiot, janë mediat e kontrolluara nga qeveria që përdorin gjuhën. Një ditë, këta çirakë dalin në media thonë ‘nuk bën zgjedhje ai’, ‘Rama i vjedh zgjedhjet’. Ditën tjetër, pasi i heqin veshin, ‘jo’, thonë ‘Berisha nuk i fiton zgjedhjet, Berisha ka humbur dy zgjedhje, se Berisha s’ka alternativë’.

Mashtrues ordinerë. Ne kemi alternativën më të shkëlqyer, alternativë të certifikuar nga dy fondacionet më kryesore në botë, Adenauer dhe Heritage”, u shpreh Berisha.**

Deklarata e kreut të PD-së vjen në një klimë të tensionuar politike, ku opozita po artikulon nevojën për një front sa më të gjerë kundër qeverisë Rama. Përmes këtij qëndrimi, Berisha lë të kuptohet se për këtë objektiv nuk vendos kufizime mbi individët që mund të japin kontribut, edhe nëse ata mbeten kritikë ndaj tij apo Partisë Demokratike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.