• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

KLSH zbulon miliona lekë aksione dhe pasuri të regjistruara gabim në Bashkinë Vlorë

by Lajm Lajm
November 14, 2026
in Aktualitet, Kryesore
KLSH zbulon miliona lekë aksione dhe pasuri të regjistruara gabim në Bashkinë Vlorë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkia Vlorë nuk ka pasqyruar saktë në bilancin financiar të vitit 2025 vlerën e aksioneve që zotëron në gjashtë shoqëri aksionare, përfshirë Flamurtari Football Club, Vlora Parking dhe Tregun e Shitjes me Shumicë të Fruta-Perimeve.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se pjesëmarrjet e bashkisë në kapitalin e këtyre shoqërive janë nënvlerësuar me rreth 175.5 milionë lekë.

Sipas raportit përfundimtar të auditimit financiar, llogaria ku regjistrohen pjesëmarrjet në kapital rezultonte me vlerën 2 milionë lekë në fund të vitit 2025, e pandryshuar nga viti 2024.

Por nga verifikimi i të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, KLSH konstatoi se Bashkia Vlorë zotëronte aksione në disa shoqëri me një vlerë shumë më të lartë nga ajo që ishte evidentuar në kontabilitet.

Pjesën më të madhe të vlerës së identifikuar e zë Tregu i Shitjes me Shumicë të Fruta-Perimeve, ku bashkia zotëron 100% të aksioneve, me vlerë 156,816,000 lekë. Kjo shoqëri përfaqëson pjesën dërrmuese të kapitalit të evidentuar nga auditimi.

Ndërkohë, Bashkia Vlorë rezulton zotëruese e 100% të aksioneve edhe në Vlora Parking, me vlerë 3,500,000 lekë, Markata e Peshkut, me 3,500,000 lekë, Flamurtari Football Club, me 3,500,000 lekë, dhe K.F. Oriku, me 4,100,000 lekë.

Në Shoqërinë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Vlorë, bashkia zotëron 41.35% të aksioneve, me vlerë 4,135,000 lekë.

Problemet me pasqyrimin e aksioneve janë pjesë e mangësive më të gjera që KLSH ka identifikuar në administrimin e pasurive të Bashkisë Vlorë. Auditimi konstatoi se 37 aktive me vlerë totale 200,315,653 lekë ishin klasifikuar gabim në bilancin e vitit 2025.

Nga këto, shtatë aktive me vlerë 96,594,903 lekë ishin regjistruar në kategorinë e ndërtesave dhe konstruksioneve, ndërsa 30 aktive të tjera, me vlerë 103,720,750 lekë, ishin pasqyruar në kategorinë e rrugëve, rrjeteve dhe veprave ujore, megjithëse u përkisnin kategorive të tjera. Gjithashtu, në kontabilitet figuronte një vlerë prej 37,387,815 lekësh, e trashëguar nga ish-komunat dhe e regjistruar si “Të tjera”, pa një analizë të qartë të pasurive që përfaqësonte.

Po kështu, me mangësi ka rezultuar edhe administrimi financiar i kontratave publike. Sipas KLSH-së, Bashkia Vlorë mbante ende të regjistruara 51,904,240 lekë garanci kontratash, megjithëse afati i tyre kishte përfunduar dhe bashkia nuk kishte paraqitur pretendime ndaj kontraktorëve për cilësinë e punimeve. Kjo kishte sjellë mbivlerësimin e llogarisë përkatëse kontabël. Auditimi konstatoi gjithashtu se 52 projekt-studime, me vlerë 115,857,512 lekë, vijonin të figuronin në llogarinë e studimeve dhe projektimeve, pa u shpërndarë sipas aktiveve përkatëse, edhe pse investimet kishin përfunduar në vitet e mëparshme. Për këto problematika, KLSH kërkon korrigjimin e regjistrimeve dhe rakordimin e pasurive me dokumentacionin financiar dhe teknik, në kuadër të përgatitjes së pasqyrave financiare të vitit 2026.

Sipas audituesve, këto mangësi janë në kundërshtim me rregullat për përgatitjen e pasqyrave financiare të institucioneve publike dhe me Standardin Kombëtar të Kontabilitetit nr. 14, që përcakton trajtimin kontabël të investimeve në pjesëmarrje.

Në përfundim, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar që Drejtoria e Financës, Buxhetit dhe Kontabilitetit të marrë masat për regjistrimin e saktë të pjesëmarrjeve në kapital, me afat deri në mbylljen e pasqyrave financiare të vitit 2026./ekofin.al

Tags: Bashkia Vloreklsh
Previous Post

Berisha fton Veliajn: Kontribuo që të largojmë Ramën

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

KLSH zbulon miliona lekë aksione dhe pasuri të regjistruara gabim në Bashkinë Vlorë

KLSH zbulon miliona lekë aksione dhe pasuri të regjistruara gabim në Bashkinë Vlorë

November 14, 2026
Berisha fton Veliajn: Kontribuo që të largojmë Ramën

Berisha fton Veliajn: Kontribuo që të largojmë Ramën

November 14, 2026
Pasi e mbrojti nga SPAK, Rama: Nuk jam avokat i Ballukut/ I ‘del krah’ Veliajt

Pasi e mbrojti nga SPAK, Rama: Nuk jam avokat i Ballukut/ I ‘del krah’ Veliajt

November 14, 2026
Rama kërkon votim për përjashtimin e Spiropalit nga PS, për Veliajn “Jo, i ka duart e lidhura”

Rama kërkon votim për përjashtimin e Spiropalit nga PS, për Veliajn “Jo, i ka duart e lidhura”

November 14, 2026
Aksidenti në rrugën e Arbërit: 2 viktima dhe disa të plagosur, emrat

Aksidenti në rrugën e Arbërit: 2 viktima dhe disa të plagosur, emrat

November 14, 2026
Aksidentet rrugore/ Shqipëria me 25 viktima më shumë në 2025

Aksidentet rrugore/ Shqipëria me 25 viktima më shumë në 2025

November 14, 2026
Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së

November 14, 2026
Asambleja e PS/ Ramës i dalin protestuesit në rrugë, e godasin me vezë (Video)

Asambleja e PS/ Ramës i dalin protestuesit në rrugë, e godasin me vezë (Video)

November 14, 2026
Erion Veliaj kërkon largimin e Edi Ramës nga PS: Të mbahet mocion mosbesimi!

Erion Veliaj kërkon largimin e Edi Ramës nga PS: Të mbahet mocion mosbesimi!

November 14, 2026
Një qeveri që kërkon dialog me protestuesit, por refuzon të dëgjojë biznesin

Një qeveri që kërkon dialog me protestuesit, por refuzon të dëgjojë biznesin

November 14, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksidenti në rrugën e Arbërit: 2 viktima dhe disa të plagosur, emrat

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • I kërkoi të birit të dorëzohej në polici, por u vra me tritol në makinë/ “Në Shënjestër” “zbërthen” ekzekutimin e Isuf Jaçajt në Sarandë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL