Kombëtarja shqiptare kreu paraditen e sotme seancën zyrtare stërvitore përpara takimit me Bjellorusinë në UEFA Nations League.

Të lidhura
None found
Sipas Departamentit të Komunikimit në FSHF, 26 lojtarë u stërvitën pa probleme. Ernest Muçi bëri disa ushtrime në palestër, por nuk doli në fushë me ekipin. Pas goditjes që mori në ndeshjen kundër Finlandës, stafi mjekësor i Kombëtares vendosi ta lërë pushim për arsye parandaluese.
Lojtarët e tjerë punuan mbi elementet tekniko-taktike për sfidën e nesërme dhe provuan goditjet standarde.
Ekipi do të niset gjatë ditës së sotme për në Budapest. Në orën 18:30, trajneri Rolando Maran dhe një lojtar i Kombëtares do të marrin pjesë në konferencën për shtyp.
Shqipëria do ta zhvillojë nesër ndeshjen e fundit në UEFA Nations League kundër Bjellorusisë. Takimi nis në orën 18:00 në stadiumin “Illovszky Rudolf Stadion”.






