Klosi sqaron drejtimin e PS në Tiranë, Manastirliu ruan drejtimin politik të qarkut, Balla vijon në 4 bashki
Në përfundim të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Sekretari Organizativ i PS-së, Blendi Klosi, ka sqaruar ndarjen e përgjegjësive në drejtimin politik dhe organizativ të qarkut të Tiranës.
Klosi bëri të ditur se Ogerta Manastirliu do të vijojë të mbajë drejtimin politik të qarkut të Tiranës, ndërsa për territorin e Bashkisë së Tiranës, si bashkëdrejtues të Partisë Socialiste janë propozuar Ervin Demo dhe Albana Koçiu.
Ndërkohë, Taulant Balla do të vijojë të jetë drejtues politik në katër bashkitë e tjera të qarkut, Vorë, Kamëz, Rrogozhinë dhe Kavajë.
“Sa i përket drejtimit të Tiranës, u propozuan dy bashkëkryetarë si në të gjitha bashkitë e vendit. Drejtimi i partisë së Bashkisë së Tiranës do të jetë nga Demo dhe Koçiu. Drejtimi politik do të vazhdojë nga Ogerta Manastirliu”, tha Klosi.
Kështu, me ndarjen e re, Demo dhe Koçiu marrin drejtimin organizativ të PS-së në kryeqytet, Manastirliu ruan drejtimin politik të qarkut, ndërsa Balla vijon përgjegjësinë politike në Vorë, Kamëz, Rrogozhinë dhe Kavajë.




