700 efektivë në terren për protestën studentore, nis grumbullimi i të rinjve para Ministrisë së Arsimit

14 Nëntor 2026 | 14:34

Ka nisur grumbullimi i studentëve pranë Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar nga të rinjtë, e cila zhvillohet çdo të mërkurë dhe të shtunë.

Sipas pamjeve, një numër i konsiderueshëm të rinjsh tashmë është mbledhur, ndërsa më pas pritet që t’u bashkohet edhe një numër më i madh. Ndërkohë, në terren ndodhen 700 forca policie për mbarëvajtjen dhe garantimin e sigurisë.

Ashtu si në çdo protestë, kërkesa e të rinjve është dorëheqja e kryeministrit Rama dhe e qeverisë së tij. Ndërkohë, kujtojmë se gjatë zhvillimit të protestave të të rinjve nuk kanë munguar tensionet, shoqërimet, përplasjet dhe lëndimet, si nga ana e policisë, ashtu edhe e studentëve.

Ndërkohë, protestuesve u janë bashkuar edhe pedagogët, të cilët kanë marshuar përkrah tyre dhe kanë bojkotuar orët mësimore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset për shkak të lagështisë

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në Pogradec, ku një mjet tip kamionçinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtëse anësore të...
13:52 | 14/11/2026

Berisha për emërimin e Demos si drejtues politik i Tiranës: Sfidë për konfliktualitet të madh, i aftë të kryejë çdo krim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim me qytetarët në rrjetin social Facebook, ka komentuar ndryshimet në drejtimin politik të qarqeve, të bëra...
13:08 | 14/11/2026

Situata pas reshjeve në qarkun e Shkodrës, probleme me qarkullimin në Shalë dhe Kamicë

Pas reshjeve të shiut gjatë natës së djeshme, situata në territorin e qarkut të Shkodrës këtë të shtunë, paraqitet përgjithësisht e qëndrueshme. Në Bashkinë Shkodër,...
12:05 | 14/11/2026