“Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin: Nuk mund t’i gjuash shtëpisë me gur

14/11/2026 14:42

Detaje të reja janë zbuluar nga diskutimet mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Sipas burimeve të gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, Rama e ka nisur fjalën për Spiropalin me një referencë historike, duke i kujtuar marrëdhënien mes tyre dhe duke i thënë se nuk mund t’i gjuajë shtëpisë me gur.

Rama: Unë për ty kam qenë Skënderbeu, ti për mua Mamica, por nuk mund ti gjuash shtëpisë me gur.

Spiropali: Kryetar unë jam dakord me qëndrimet e tua, por kam ngritur zërin për disa ministra të caktuar si janë zgjedhur.

Top Channel