Elisa Spiropali është ende anëtare e Partisë Socialiste.

Konfirmimi u bë nga Sekretari organizativ i PS-së Blendi Klosi pas këmbënguljes së pyetjeve të gazetarëve nëse ishte përjashtuar apo jo nga PS.


Më herët burime nga Asambleja e PS bënë të ditur se kryeministri Edi Rama kërkoi përjashtimin e tyre nga partia, por që hasën në kundërshtinë e deputetit Fatmir Xafaj i cili tha se duhet të merren masa por jo të përjashtohen. /a2cnn/