Armend Muslika ka shënuar sërish nga goditja e dënimit, këtë herë kundër Armenisë. Në ndeshjen që Shqipëria U-17 po luan ndaj këtij kundërshtari, sulmuesi ka treguar edhe një herë aftësinë e tij për të realizuar gola të tillë. Shqipëria kryeson 2-0.
Muslika e dërgoi topin në cepin e sipërm të portës që në minutën e 4-t, duke realizuar një gol spektakolar. Golin e dytë e shënoi Gabriel Kulla. Të dy kishin shënuar edhe në ndeshjen e fundit kundër Qipros.
Të lidhura
None found






