950 masa administrative në një javë në Durrës, arrestohen 4 shoferë dhe procedohen 5 të tjerë
Policia Rrugore e Durrësit ka intensifikuar kontrollet në të gjithë qarkun me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.
Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të ushtruara gjatë një javëve, janë arrestuar 4 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave, janë vendosur gjithsej 950 masa administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:
- 18 masa për parakalime të gabuara;
- 373 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë;
- 4 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;
- 63 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
- 5 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
- 87 masa për parkim ose qëndrim të gabuar;
- 400 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin e shkeljeve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Gjithashtu apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.




