Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje shqiptarëve të bashkohen në betejën kundër asaj që ai e cilëson ‘narko-diktaturë’, duke theksuar se përballë një të keqeje të madhe duhet të lihen mënjanë edhe kundërshtitë mes palëve.
Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se bashkimi nuk kërkon ndryshimin e bindjeve apo mendimeve, por një angazhim të përbashkët për largimin e qeverisë së Edi Ramës.
Pjesë nga fjala e kryetarit të PD, Sali Berisha:
Ju falënderoj shumë për vëmendjen, për pyetjet, për komentet. Dhe ju ftoj ta vazhdojmë së bashku këtë betejë.
Por ashtu siç e shprehët dhe shumë nga ju, kjo betejë kundër kësaj narko-diktature fton çdo shqiptar që të bashkohemi për të larguar këtë të keqe si e keqja më e madhe.
Le të bashkohemi pavarësisht nga dallimet e mëdha që mund të kemi.
Le të bashkohemi ne pavarësisht nga kundërshtitë që kemi me njëri-tjetrin dhe le t'i ruajmë ato, unë nuk them të ndryshojmë mendimet.
Por të bashkohemi siç ka ndodhur që nga Roma e lashtë e gjer sot, kur armiqtë janë bashkuar para një të keqeje të madhe. Shikoni çfarë ndodhi në kampin tjetër.
Ata e shohin që Edi Rama po merr fund dhe janë bashkuar që të gjithë.
Hanibali para portave, dhe nga mëngjesi gjer në darkë nuk ka një problem të dytë në Shqipëri përveç opozitës.
Nuk ekzistojnë pasojat shkatërrimtare të vjedhjeve...
E harruan dhe Ballukun, harruan Surrelin, harruan AKSHI-n, dhe tani nga frika se opozita me gërshërët e ligjit do t'i presë të gjitha lidhjet mafioze dhe do vendosë para ligjit, siç ka bërë herën e parë, kudo që të gjenden, me pushtet dhe pa pushtet, do konfiskohen të gjithë pasuritë e tyre të paligjshme.
Pra, Shqipëria ka nevojë jetike për secilin prej nesh.
Le të bashkohemi në misionin tonë.
© SYRI.net