Negociatorët amerikanë kanë hedhur si ide mundësinë që Ukraina të tërheqë trupat e saj të mbetura nga rajoni lindor i Donbasit, në këmbim të anëtarësimit në NATO. KKy propozim u bë i ditur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas një takimi me të dërguarit amerikanë, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.