Ndeshja e basketbollit mes Besëlidhjes dhe Kamzës, e parashikuar sot në orën 19:00 nuk do të zhvillohet për shkak se katër basketbollistë të ekipit të Kamzës, të katër amerikanë, janë aksidentuar me makinë.

Ata kanë qenë duke udhëtuar në Tiranë dhe konkretisht në vendin e njohur si 'Kthesa e Kamzës' kur kanë pësuar një aksident automobilistik.

Për këtë arsye është kërkuar nga Kamza që ndeshja të shtyhet, ndërsa burime bëjnë me dije se ajo mund të luhet mes 24 dhe 25 nëntorit.

Fatmirësisht baskëtbollistët e aksidentuar nuk kanë pësuar lëndime të rënda. Ata kanë marrë mjekim për shembje dhe gërvishtje. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së premtes.