Ka nisur protesta e thirrur nga studentët, të cilët kanë bllokuar rrugën e Durrësit, në afërsi të Ministrisë së Arsimit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat u kanë bërë thirrje protestuesve përmes megafonit që të lirojnë rrugën dhe të mos pengojnë lëvizjen e automjeteve.

Bëhet e ditur se për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit e sigurisë, policia ka angazhuar rreth 700 efektivë në terren.
Gjatë tubimit, studentët kanë përcjellë edhe mesazhin “Ne nuk harrojmë”, duke vijuar protestën e tyre.

Protestuesit kanë bërë gjest simbolik duke i vendosur zjarrin një kazani të plehrave, duke hedhur thirrje kundër Qeverisë.
Policia pas dia minutash ndërhyri me fikëse dore zjarri duke e shuar pa asnjë përplasje me protestuesit.
Pavarësisht kësaj, deri tani situata paraqitet e qetë dhe pa incidente serioze, kurse Policia u ka bërë thirrje për qetësi.












