Aktualitet

Protestuesit bllokojnë Rrugën e Durrësit, digjen kosha mbeturinash!

Vijon protesta e thirrur nga studentët, të cilët kanë bllokuar rrugën e Durrësit, në afërsi të Ministrisë së Arsimit.

Në vendngjarje ka forca të shumta policie, që iu bënë thirrje protestuesve përmes megafonit të lironin rrugën dhe të mos pengonin lëvizjen e automjeteve.

Bëhet e ditur se për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit e sigurisë, policia ka angazhuar rreth 700 efektivë në terren.

Ndërkaq, rreth orës 15:20, protestuesit iu vunë zjarrin disa koshave të mbeturinave.

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.